Vokshi pd 770x429

Deputetja e PD-së Albana Vokshi deklaroi sot se partia e Rilindjes ka kapur dhe nivelin më të lartë të shoqërisë, botën akademike dhe profesoratin.

Në një deklaratë nga selia e PD, Vokshi tha se zgjedhjet e fundit në universitete s’ janë gjë tjetër vetëm se mbërthimi politik i tyre nga pushteti i Ramës.

“Viti akademik fillon sot dhe Partia Demokratike ju uron vit të mbarë dhe të suksesshëm, e mbi të gjitha kurajë në përballimin e vështirësive dhe sfidave të cilat shtohen ditë pas dite në universitetet tona.
Ky vit akademik fillon me drejtuesit e rinj të universiteteve që dolën nga zgjedhjet e qershor-korrikut e na treguan se partia e Rilindjes ka kapur dhe nivelin me te larte te shoqërisë, boten akademike dhe profesoratin.
Në shumicën e rasteve drejtuesit e sotëm të botës universitare janë paracaktuar të paktën 2-3 vite më parë pa garë dhe me zero konkurrencë, pa transparencë për mediat (kamerat nuk u lejuan). Mbi 90% e drejtuesve rektore, dekanë e përgjegjës departamentesh) drejtojnë sot institucionet e arsimit të lartë si të preferuarit e partisë”, tha deputetja e PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights