23 770x430

Policia e Vlorës ka zbardhur dy raste të veprës penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”, duke identifikuar dhe shpallur në kërkim dy shtetas të dyshuar si autorë të ngjarjeve.

Sipas policisë, pas veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, është bërë i mundur identifikimi i shtetasit F.I., 27 vjeç, banues në Vlorë, i dyshuar për një ngjarje të ndodhur më 2 mars 2026, në lagjen “Pavarësia”. Ai dyshohet se ka djegur dy automjete të parkuara: një “Benz” në pronësi të shtetasit I.A., 63 vjeç dhe një “BMW” në pronësi të shtetasit E.R., 68 vjeç, duke shkaktuar dëme materiale.

Po ashtu, nga hetimet ka rezultuar se I.Sh., 34 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet të jetë autor i një tjetër rasti të ndodhur më 3 mars 2026, në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Isa Boletini”. Ai dyshohet se i ka vënë flakën një dyqani në pronësi të shtetasit P.R., duke shkaktuar dëme materiale në ambientin e biznesit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

Ndërkohë, strukturat e Policisë së Vlorës, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për verifikimin e përfshirjes së tyre të mundshme në raste të tjera kriminale të ngjashme.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights