Prokuroria vlore 2 696x392

Prokuroria e Vlorës sekuestroi 4 milionë euro pasuri të shtetasit P.C dhe të familjarëve të tij, i cili është nën hetim për dy vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Sipas prokurorisë, hetimet e zhvilluara të vitit 2023, çuan në sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të këtij shtetasi prona, ndërtesa, biznese dhe truall, të cilat shkojnë në vlerën rreth 4 milionë euro.

Më konkretisht, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë u sekuestruan 7 pasuri të llojit “Njësi”, 1 truall, 1 bodrum, 2 apartamente dhe 1 ndërtesë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights