Mbrëmjen e djeshme ka përfunduar procesi i numërimit të votave për subjektet politike, ku dhe këtë herë si vitet e mëparshme, Partia Socialiste ka një epërsi krahas Partisë Demokratike.
Në Himarë dhe Sarandë ka nisur numërimi i preferencave të zgjedhësve për kandidatin e tyre të preferuar.
Këta të fundit do përfaqësojnë qarkun e Vlorës në Parlamentin e ardhshëm.
Në fakt ka përfunduar procesi i numërimit jo më larg se mbrëmjen e djeshme, pranë mesnate edhe në të 7 bashkitë e qarkut të Vlorës, për të cilat kemi rezultate finale, ku vihet re një fitore e thellë nga Partia Socialiste, me një diferencë të madhe krahasuar me Partinë Demokratike.
Procesi i numërimit të votave për kandidatët pritet të nisë për pak minuta në Himarë dhe Sarandë”.
Partia Socialiste në këtë qark ka fituar 8 mandate, ndërsa Partia Demokratike 4 mandate. Subjektet e tjera politike nuk kanë arritur të marrin asnjë mandat në këtë qark.
Kampi rozë sakaq ka marrë 58.77% të votave ndërsa ai blu 26.32%, një diferencë kjo konsiderueshme e madhe.