Sapo ka nisur në Vlorë etapa e tretë e e “Giro d’Italia”.
Nga starti në qendër të qytetit, çiklistët pjesëmarrës do të përshkojnë itinerarin drejt Kotës për të arritur në Qeparo.
Gara 160 kilometër e gjatë do të kalojë në bregdet nga Himara, për t’u ngjitur me pas në qafën e Llogarasë, nga ku do të arrijë në Orikum dhe do të përfundojë në qytetin e Vlorës.
Gara konsiderohet e vështirësisë së lart për shkak të relievit. Etapa e tretë në Vlorë përmbyll edhe prezencën historike të “Giro d’Italia”, me 18 etapat e tjera të garës që do të vijojnë në Itali.