Qytetarët në Vlorë kanë zhvilluar sot një protestë, pasi prej ditësh po përballen me mungesën e ujit të pijshëm.
Ndërsa vijojnë të qëndrojnë në shesh duke kërkuar që të plotësohen kërkesat e tyre.
Shumë prej protestuesve kanë qenë edhe emigrantë të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre pasi kanë theksuar se janë kthyer për të festuar, por janë përballur me këto problematika.
