if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Image 222

Vatra e zjarrit në malin Vastak, pranë fshatit Dukat në Vlorë, vazhdon të jetë aktive prej katër ditësh, ndërsa rritet shqetësimi për përhapjen e flakëve.

Siç raportohet, ditën e djeshme u ndërhy me helikopter për të neutralizuar situatën, por zjarri vijon ende.

Mësohet se mëngjesin e sotëm, 8 korrik, një grup i ri zjarrfikësish, inspektorësh të pyjeve dhe ekspertësh të zonave të mbrojtura janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Së fundmi, zjarret në disa zona të vendit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në pyje dhe toka bujqësore. Ndër situatat më alarmante ishte ajo e zjarrit në landfillin e Elbasanit, ku për disa ditë u çlirua sasi e madhe tymi toksik.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights