612390644 1440186240806030 6158380817753892068 n

Në Bashkinë Korçë, mjetet dhe punëtorët kanë qenë gjatë gjithë natës në terren dhe kanë vijuar punën që herët në mëngjes, për garantimin e qarkullimit normal dhe sigurisë së banorëve, duke qenë se reshjet e dëborës ishin të konsiderueshme.

Në orët e para të mëngjesit është bërë pastrimi i oborreve në kopshte dhe shkolla, si dhe heqja e akullit nga ambientet përreth, për të garantuar mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Bashkia Korçë raporton se, në qytet dhe në njësitë administrative nuk ka problematika. Ndërkohë, në fshatrat malore fadromat vijojnë punën për pastrimin dhe hapjen e rrugëve.

Situata është në monitorim të vazhdueshëm nga strukturat përkatëse.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights