Image 519 1024x576

Për të 34-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Sot, 19 qershor, s’pati surpriza, pasi edhe kjo seancë dështoi! Ndërkohë, e radhës është caktuar më 21 qershor.

Në seancën e 33-të (17 qershor), sikurse edhe në seancat paraprake, deputetët refuzuan që të votonin për një komision që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kreut të ri të Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, i takon që të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit. Ky subjekt këmbëngul vazhdimisht që Haxhiu është personi i duhur për të udhëhequr organin ligjvënës, ndonëse për PDK-në dhe AAK-në ajo konsiderohet figurë përçarëse.

Çështja e ndryshimit të mënyrës së votimit, nga I hapur në të fshehtë, është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese nga parti që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.

Sipas tyre, propozimet e LVV-së nuk janë kushtetuese dhe kanë kërkuar nga Gjykata të vendosë “një masë të përkohshme për ndalimin e mbajtjes së seancave, derisa me prioritet ta trajtojë këtë lëndë dhe të marrë një vendim”.

Seanca konstituive ka nisur më 15 prill. Por, që Kuvendi të konsiderohet i themeluar, deputetët duhet që të zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët, për dy votimet kërkohen nga 61 vota.

Vetëm pasi Kuvendi të jetë konstituar, atëherë hapet rruga për formimin e ekzekutivit të ri.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights