Një lokal i marrë me qira në Cërrik për qëllime elektorale nga Partia Demokratike e Shqipërisë, ka denoncuar se është grabitur, pasi i mungonin 1 kompjuter dhe 1 televizor.
Sipas PD, në kompjuter ndodheshin të dhëna sensitive me databazën e të dhënave të anëtarësisë dhe që kanë për synim intimidimin e zgjedhësve, njofton gazetari Fatos Salliu.
Sipas njoftimit të Policisë, ka qenë Sekretarja e degës së partisë në Cërrik, ajo e cila ka kallëzuar mëngjesin e sotëm mungesën e dy pajisjeve.
Nga verifikimet paraprake, nuk janë konstatuar thyerje apo dëmtime të lokalit, duke nënkuptuar se autori/ët nuk kanë hyrë me forcë brenda.
Sakaq, grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e rastit.
Njoftimi i policisë:Cërrik/Informacion paraprakRreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm, ka kallëzuar shtetasja A. Ll., me detyrë sekretare e degës së subjektit politik “Partia Demokratike e Shqipërisë”, Cërrik, se në ambientin e marrë me qira (lokal), për qëllime elektorale, ka konstatuar se mungonin 1 kompjuter dhe 1 televizor.Nga këqyrja paraprake në vendngjarje nuk janë konstatuar thyerje apo dëmtime të objektit.Në drejtimin e Prokurorisë, grupi i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e rastit.