Një dyqan në Voskop të Korçës ka rënë pre e një vjedhje.

Ngjarja ndodhi rreth orës 5:00 të mëngjesit.

Sipas informacioneve paraprake nga policia që ndodhet në vendngjarje, dyshohet se autorët kanë vjedhur një sasi lekësh që ndodheshin në arkën e dyqanit, pije alkoolike të shtrenjta dhe cigare.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po bën të mundur verifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Aktualisht policia po heton rreth ngjarjes.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights