Dimal basha 3

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) i ka dërguar letër zyrtare shefave të grupeve parlamentare të subjekteve politike dhe të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar shkarkimin e kryetarit të zgjedhur të Kuvendit, Dimal Basha.

Në letër, ata shprehin indinjatën e tyre për publikimin e disa hulumtimeve dhe shkrimeve me bashkëautor Bashën, ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës përshkruhet si “milici e nëntokës e lidhur me banda kriminale dhe drogë”.

Organizata u ka bërë thirrje shefave të grupeve parlamentare që të marrin përgjegjësi institucionale për inicimin e procedurës së shkarkimit të Bashës dhe të veprojnë me urgjencë, në mënyrë që, sipas tyre, të mos lejohet që Kuvendi i Kosovës të drejtohet nga Basha.

Vetë ky i fundit, reagoi të enjten duke thënë se distancohej “nga të gjithë ata që kanë shkruar kundër kësaj vlere”. “Dua të deklaroj me përgjegjësinë më të madhe qytetare dhe kombëtare që kurrë në jetën time nuk është shkruar dhe nuk do të gjendet asnjë përmbajtje që bie ndesh me vlerën e shenjtë të popullit tonë”, tha Basha.

Ky ishte reagimi i tij i dytë, pasi më herët kishte thënë në Facebook se kontributi i tij në këtë punim ishte vetëm në Kapitullin 3, “i cili trajton depërtimin e Islamit fundamentalist në Evropën Juglindore, me fokus Kosovën”.

Dimal Basha, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës më 26 gusht me shumicë votash.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights