Një nga të arrestuarit për shitjen e veshjeve me logo false, është ish-kandidati demokrat Luan Haka. Ky i fundit ra në pranga bashkë me tre persona të tjerë, pasi mallra kontrabandë u sekuestruan në fshatin Brrar të Tiranës, te Rruga e Arbrit.
Është shpallur në kërkim është shpallur edhe djali i demokratit, Lindion Haka.
Luan Haka, i cili ka kandiduar për Partinë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 2021-it për qarkun Dibër, bashkëadministronte me të birin një nga magazinat ku stampoheshin veshjet. Ai ka kandiduar në mbështetje të Lulzim Bashës, edhe në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022.
Asokohe, Haka e çoi partinë forcë të tretë në një bastion të djathtë.
Operacioni i koduar “Fake Star 5” u finalizua sot, 3 qershor, ku u kryen një sërë sekuestrimesh.
Janë sekuestruar një sasi e madhe veshjesh, dhjetëra makineri qepjeje, printimi ose stampimi, logo të markave të njohura ndërkombëtare, 6 dokumente të shtetasit turk, një shumë lekësh, njësi kompjuterike, 1 celular, si dhe sende/dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.
Mësohet se ai që drejtonte këtë veprimtari të jashtëligjshme ishte shtetasi turk, i shpallur në kërkim bashkë me një tjetër.