Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e eurodeputetit Fredi Beleri dhe bashkëpunëtorit të tij, Pandeli Kokaveshi, pasi këta të fundit nuk u pajtuan me dënimin e dhënë nga Apeli i GJKKO-së.
Ky i fundit i shpalli fajtorë për korrupsion në zgjedhje, ku Beleri u dënua me 2 vite burg dhe Kokaveshi 3 vite shërbim prove.
Ata iu drejtuan Shkallës së Tretë të gjyqësorit për të kërkuar pafajësi, por pretendimet e tyre u rrëzuan.
Beleri dhe Kokoveshi u arrestuan me urdhër të Prokurorisë së Vlorës në orët e para të mëngjesit të 12 majit 2023, vetëm dy ditë përpara zgjedhjeve bashkiake.
