Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i arrestuar me kërkesë të SPAK, ka shfaqur probleme shëndetësore mëngjesin e sotëm, 17 korrik.
Mësohet se zyrtarit i janë kryer analizat e nevojshme për të konstatuar gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa raportohet se ka shfaqur probleme me tensionin.
Kreu i bashkisë më të madhe në vend ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit të këtij viti.
Ai do të vijojë të qëndrojë në qeli pa afat, pasi edhe shkalla e tretë e gjyqësorit, Gjykata e Lartë, vlerësoi më 8 korrik, se masa e sigurisë “arrest në burg” nuk duhet të ndryshojë.
Veliaj ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë, duke pretenduar se ajo është ekstreme dhe nuk i përgjigjet nevojave të hetimit. SPAK e dyshon atë si të përfshirë në korrupsion, pastrim parash e mosdeklarim pasurie bashkë me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa.