Image 608 1024x683

Këshilltarët socialistë të Bashkisë së Tiranës do të mblidhen sot, më 17 shtator, në selinë e Partisë Socialiste, ku një ndër temat kryesore të diskutimit do të jetë nisja e procedurave për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ftesa për mbledhjen iu është dërguar vetëm anëtarëve socialistë të Këshillit Bashkiak, ndërsa mbledhja pritet të nisë në orën 17:00.

Ky është hapi i parë zyrtar i PS-së për nisjen e procedurave për shkarkimin e Veliajt, i cili ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit të këtij viti.

Duhet theksuar se prej 10 shtatorit, Veliaj nuk ka publikuar asnjë postim në rrjetet sociale.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama deklaroi në Asamblenë e Partisë Socialiste se kryeqyteti nuk mund të priste më asnjë ditë për punët që duhen bërë, duke njoftuar se në garë për kandidaturën do të ishte Ogerta Manastirliu.

Ndërkohë, seanca paraprake në GJKKO për çështjen e Veliajt është caktuar për datën 29 shtator.

Në këtë seancë, gjyqtarja Etleva Deda do të dëgjojë SPAK-un dhe kërkesën e tij për gjykim, si edhe të pandehurit në këtë proces, në mënyrë që të dalë më pas me një vendim nëse do e kalojë çështjen për gjykim në themel, do ta pushojë atë apo do ta kthejë pas për hetime të mëtejshme.

Kujtojmë se përveç Tiranës, këtë vjeshtë do të shkojnë në zgjedhje edhe pesë bashki të tjera: Vlora, pas dorëheqjes së Ermal Dredhës; Cërriku, pas zgjedhjes së kryebashkiakut për ministër Bujqësie; si dhe Berati, Mati dhe Tepelena.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights