Andi Seferi është komanduar në krye të Bashkisë Tiranë. Burime ekskluzive të Dosja.al, bëjnë me dije se nënkryetari i Bashkisë Tiranë do të jetë në krye të Bashkisë, pas arrestimit të Erion Veliajt me urdhër të SPAK.
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim kokë më kokë me nënkryetarët e Bashkisë Tiranë. Takimi zgjati disa minuta në ambientet e Bashkisë, ndërkohë që më pas është vendosur që Seferi të jetë kryetar i komanduar.
Pse u arrestua Erion Veliaj?
Kryebashkiaku Veliaj u arrestua mesditën e 10 shkurtit. Zyrtarët e SPAK dhe BKH-së zbarkuan në Bashkinë e Tiranës dhe vunë në pranga Veliajn. Gjykata e Posaçme ka lëshuar 5 masa sigurie në kuadër të hetimeve ndaj Veliajt. Për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut, GJKKO ka caktuar masën “arrest në shtëpi”. Ndërsa Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë vënë në detyrim paraqitje.