Diogo jota 1024x576

Lajm i trishtë nga bota e futbollit!

Sulmuesi portugez Diogo Jota, 28 vjeç, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik në Zamora të Spanjës në orët e para të mëngjesit të 3 korrikut.

Ai udhëtonte bashkë me të vëllain i cili po ashtu ka humbur jetën në vendngjarje

Çfarë ndodhi?

Automjeti me të cilin po udhëtonin Diogo Jota dhe vëllai i tij André (26 vjeç) doli nga rruga për arsye ende të panjohura. Si pasojë makina e tyre mori flakë.

Shërbimet e emergjencës dhe zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendngjarje, por fatkeqësisht nuk mundën të shpëtonin asnjë nga dy pasagjerët.

Jota ishte martuar vetëm 11 ditë më parë, më 22 qershor 2025, me partneren e tij Ruth Cardoso. Së bashku ata kanë tre fëmijë.

Karriera e Diogo Jota

Jota, emri i plotë i të cilit është Diogo José Teixeira da Silva, luante për Liverpool FC dhe kombëtaren portugeze. Ai njihej për përkushtimin e jashtëzakonshëm në fushë.

Që nga transferimi te Liverpool në vitin 2020, ai zhvilloi mbi 180 ndeshje dhe shënoi 65 gola. Ishte gjithashtu pjesë e skuadrës së Portugalisë që fitoi Ligën e Kombeve në vitet 2019 dhe 2025.

Një ndikim të madh ai e la edhe në ish-klubin anglez të Wolverhampton.

Një nga drejtuesit e skuadrës, Jeff Shi, deklaroi së fundmi se ndjeu keqardhje kur ai u largua drejt Liverpool në vitin 2020.

“Sikur të mund të ktheja kohën pas, nuk do ta kisha shitur kurrë”, tha ai.

Një koment që tregon ndikimin e tij në fushën e blertë dhe jashtë saj. Ndër skuadra të tjera, Jota ka luajtur edhe për Paços de Ferreira, Atletico Madrid dhe Porto.

Vdekja e tij përbën një humbje të dhimbshme për futbollin botëror.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights