Auto 640 0 liam 17291166341729141451

Bota e muzikës është tronditur. Liam Payne, ish-këngëtari anglez dhe muzikant i grupit jashtëzakonisht të njohur të djemve “One Direction”, raportohet se vdiq sot (17 Tetor), në moshën 31-vjeçare, pasi u rrëzua dje (e mërkurë), në rrethana ende enigmatike, nga ballkoni i katit të tretë, të një hoteli në Buenos Aires të Argjentinës.

Nuk dihet nëse ishte një vetëvrasje apo një aksident. Por policia dhe autoritetet e kryeqytetit argjentinas konfirmuan vdekjen e artistit, i cili ishte parë në vendin latin që prej 2 Tetorit. pas ngjarjes, fansa të shumtë u mblodhën para godinës së hotelit ku ndodhi tragjedia

Payne, i lindur para kohe pranë Wolverhampton dhe me probleme serioze me veshkat si fëmijë, ishte me pushime në Baires me të dashurën e tij Kate Cassidy dhe ra në oborrin e brendshëm të hotelit Casasur. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights