if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Besnik kociu 1024x576
Besnik Koçiu, 51 vjeç, ndërroi jetë më 25 korrik në paraburgimin 313 në Tiranë. Sipas familjarëve, shkak i vdekjes nuk ishte ndonjë sëmundje e papritur, por “neglizhenca sistematike institucionale”. Sipas letrës, ata shprehen se Koçiu ishte arrestuar pas një incidenti aksidental ku u plagos lehtë një person nga një armë sportive. I dëmtuari nuk kërkoi ndjekje penale dhe e fali menjëherë, por autoritetet vendosën arrestimin e tij në flagrancë. Familja pretendon se Koçiu vuante nga disa probleme të rënda shëndetësore, përfshirë diabetin, isheminë dhe trombozën, të cilat nuk u morën parasysh as nga policia, as nga prokuroria, as nga gjykata. Sipas denoncimit të familjes, gjatë natës së parafundit, Koçiu u largua nga dhoma ku qëndronte me të burgosur të tjerë, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij, por nuk u dërgua për trajtim mjekësor dhe ndërroi jetë i vetëm. Familjarët kërkojnë zbardhjen e rrethanave të vdekjes dhe mbajtjen përgjegjës të të gjithë atyre që, sipas tyre, neglizhuan gjendjen e tij. “Kjo nuk është vetëm një çështje ligji, por një çështje humanizmi dhe ndërgjegjeje”, thuhet në letrën publike të familjes.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights