if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }

 

Kreu i ushtrisë mercenare Wagner, Yevgeny Prigozhin ka humbur jetën ditën e sotme pasi avioni privat në të cilin udhëtonte është përplasur pranë Moskës. •Ministria ruse e Emergjencave ka konfirmuar se të 10 personat në bord kishin vdekur pasi avioni që udhëtonte nga Moska drejt Shën Petërburgut u rrëzua në rrethana të paqarta.• Deri tani janë gjetur 8 trupa. Mësohet se përveç Prigozhin, në avion po udhëtonte edhe krahu i djathtë i Wagner si dhe udhëheqësi ushtarak Dimitri Utkin.• Televizoni shtetëror rus njoftoi vdekjen e kreut të Wagner, Prigozhin. • Gjithashtu edhe grupi Wagner ka reaguar pas lajmit për incidentin e avionit ku udhëtonte Prigozhin, ku sipas tyre ai është vrarë nga tradhtarët. • Ndërkohë teksa vdekja e Prigozhin mbetet “mister”, deri në momentin e konfirmimit shumë pikëpyetje janë ngritur nga ekspertët, për faktin se si lajmi u përhap. • Kujtojmë se Prigozhin udhëhoqi një rebelim jetëshkurtër kundër ushtrisë dhe qeverisë ruse në qershor.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights