Shoqërohen në polici 6 persona për të dëshmuar në lidhje me vdekjen e kenianes Joy Aoko.
Barçi ka qenë edhe më herët i shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje për faktin se një nga dëshmitë e të afërmve, konkretisht të shoqes së 22 vjeçares, theksohet se kanë pasur një lidhje intime.
Ky fakt nuk është mohuar nga shoferi i kazinosë por ka mohuar përfshirjen në këtë ngjarje.
22 vjeçarja u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte prej kohësh në rrugën “Pandeli Evangjeli” në Tiranë në vitin 2022. 22-vjeçarja kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino por në gusht të vitit të kaluar, u gjet pranë godinës ku jetonte prej muajsh.
Dyshimet paraprake ishin se e reja kishte rënë nga dritarja, por nga ekzaminimet e mëtejashme u vërtetua se ishte dhunuar e me shumë mundësi përdhunuar e më pas lënë ne derën e rezidencës ku jetonte.
Që atëherë keniania ishte në gjendje kritike dhe kishte nevojë për kujdes të specializuar neurologjik.
Pas disa muajsh, ajo u kthye në Kenia bashkë me të ëmën, ku edhe ndërroi jetë.