Ajo që deri para pak kohësh ishte thjesht, “bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në Vatikan”, po konkretizohen.
Vatikani po mendohet si një vend i përshtatshëm për negociatat e paqes midis dy vendeve.
Gatishmërinë e kreut të Selisë së Shenjtë e konfirmoi kryeministrja Giorgia Meloni, e cila u shpreh se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Papa Leonit XIV lidhur me këtë çështje.
Pasi mori konfirmimin nga Ati i Shenjtë për të pritur bisedimet e paqes, Meloni i shprehu mirënjohjen e saj të thellë për angazhimin e tij të palodhur për paqen.
Papa Leoni XIV, i zgjedhur dy javë më parë, është udhëheqësi i parë amerikan i Kishës Katolike dhe vetë Presidenti Donald Trump e mbështet idenë që në Vatikan të mbahet raundi i radhës i bisedimeve.
Në një fjalim të 14 Majit, ai tha se Vatikani mund të veprojë si ndërmjetës në konfliktet globale, pa përmendur konkretisht Ukrainën dhe Rusinë.