Image 577

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, është liruar këtë të premte nga burgu, pasi ka përfunduar ditët e mbetura të vuajtjes së dënimit të tij me burgim.

si pas informacioneve Dako ka lënë ambientet e qelisë së burgut të Durrësit herët mëngjesin e sotëm.

Sjellim ndërmend se vetëm një javë më parë, Dako ishte rikthyer në qelinë e burgut pasi ishte shtruar në Spitalin e Durrësit për shkak të komplikacioneve shëndetësore. Ai u shtrua më 16 shtator, ditën kur Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të konfirmonte dënimin e tij me 2 vite e 8 muaj burg, një vendim që i dha fund një procesi të zgjatur gjyqësor.

Sipas përllogaritjeve zyrtare të kohës së vuajtur të dënimit, Dakos i kishte mbetur për të shlyer vetëm gjashtë ditë izolim pas konfirmimit të vendimit nga Apeli, pasi pjesën më të madhe të burgut e kishte kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpie.

Dako u dënua në nëntor të vitit të shkuar me vendim të Shkallës së parë të Gjykatës së Posaçme.

Ai u shpall fajtor për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” në dy raste.

Rasti i parë i shpërdorimit të detyrës ndaj Dakos ka të bëje për lejen e një pallati 7-katësh.

Në dosjen e SPAK-ut thuhet se pas lejes së parë për ndërtimin, pronari kishte aplikuar sërish për një leje për 4 kate shtesë.

Por ndërkohë që leja e dytë nuk ishte zbardhur, punimet vijuan në kundërshtim me ligjin.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights