Gjykata kushtetuese 696x464

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) publikoi sot rezultatin e vlerësimit dhe pikëzimit të kandidatëve për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

KED njoftoi se pas shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur nga vetë kandidatët dhe atij të siguruar nga Këshilli si dhe komunikimit me institucionet e tjera, i pari nga kanidatët u rendit Asim Vokshi me 89.5 pikë, pas tij renditet Naureda Llagami me 89.3 pikë, i treti u rendit Florian Ballhysa me 77.83 pikë, Alma Faskaj u rendit e katërta me 77.77 pikë, Genta Tafa (Bungo) e pesta me 75.44 pikë dhe i fundit u rendit Alban Toro me 74.22 pikë.

KED gjithashtu do të miratojë edhe raportin e arsyetuar për procedurën e verifikimit, të vlerësimit dhe pikëzimit të secilit kandidat dhe të renditjes përfundimtare të tyre, me qëllim dërgimin e tij më pas tek organi i emërtesës, Gjykata e Lartë.

Gjykata e Lartë, si organ emërtese, zgjedh si anëtar të Gjykatës Kushtetuese një nga tre emrat që ka marrë më shumë pikë nga KED.

Vakanca në Gjykatën Kushtetuese u shpall nga Gjykata e Lartë pas përfundimit të mandatit të gjyqtares Olta Zaçe, e cila mbante edhe pozicionin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights