Rama

Pronat publike, të cilat prej vitesh janë amortizuar, do të transformohen në vepra të reja të infrastrukturës publike, administrative, turistike dhe kulturore përmes partneritetit me sipërmarrjet privare. Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në prezantimin e programit “Urat e reja për Shqipërinë 2030”, ku solli si shembull suksesi arenën kombëtare, teksa shpalosi projekte të tjera që do të ndërmerren.

Arena Kombëtare është shembulli kuptimplotë i mënyrës se si një bashkëpunim midis shtetit dhe sipërmarrjes mund të prodhojë një sukses të jashtëzakonshëm për të dyja palët. Ndërtimi i Bibliotekës Kombëtare, ndërtimi i polit qeveritar që e patë në projekt, ku praktikisht do të akomodohen mbi 20 institucione dhe do të punojnë aty brenda rreth 13 mijë punonjës, janë vepra që mund të bëhen vetëm në këtë mënyrë sot për sot.

Ministri Blendi Gonxhe vlerësoi se përmes këtij mekanizmi do të rijetëzohet stadiumi Selman Stërmasi duke u transformuar në një pol të ri modern dhe autentik.

“Më vjen mirë që jemi këtu për t’i dhënë një drejtim të ardhmes së Selmanit pa e lënë më atë që të jetë bir selman i nënëse i kopjeve të shëmtuara të strukturave si ato që përmenda të paktën për pjesën e projekteve që e kemi pas trashëguar nga koha e monizmit në Shqipëri. Kalojmë në një projekt të stadiumit të ri modern autentik nuk do jetë padyshim as San Siro as Arena për shkak të kushteve. Përpos të qënit stadium do të jetë edhe një pol i jashtëzakonshëm zhvillimi në zemër të Tiranës.”

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se përmes këtij partneriteti me sipërmarrjen private bëhet e mundur shfrytëzimi i plotë i hapësirës dhe transformimi i aseteve që i konsideroi copa butaforike.

Asetet ishin shndërruar në copa butaforike. Këtë debat e kemi patur për Arenën Ndërkombëtare, është qenë e madhe kodimi. Ka stacion të rëndësishëm radioje, ka hapësira për restorante ka dhe një fushë për futboll.

Projektet që parashikohen janë: Expo Albania, në afërsi të liqenit të Farkës, ku ka qenë dikur pista e helikopterëve, një hapësirë pranë stadiumit Dinamo, e cila do të jetë në funksionon të administratës publike me 22 institucione të administratës qendrore, pranë shkollës Harry Fultz, parashikohet një infrastrukturë me 3 institucione si Kadastra, Agjencia e Trajtimit të Pronave dhe Shpronësimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights