640 0 1738911337xmarco rubio 760

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio do të vizitojë Izraelin dhe shtetet arabe në mes të shkurtit, tha një zyrtar i Departamentit të Shtetit, duke bërë kështu udhëtimin e tij të parë në Lindjen e Mesme si sekretar shteti, pas një propozimi të Presidentit Donald Trump për të zhvendosur palestinezët në Gaza që u dënua gjerësisht.

Rubio do të udhëtojë për në Konferencën e Sigurisë së Mynihut dhe më pas do të shkojë në Izrael, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar dhe Arabinë Saudite nga 13 deri më 18 shkurt, tha zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit. Grupet e të drejtave të njeriut kanë dënuar sugjerimin e Trump se palestinezët në Gaza duhet të zhvendosen përgjithmonë si pjesë e një kontrolli të enklavës nga SHBA.

Rubio tha të mërkurën se palestinezët në enklavë do të duhet të zhvendosen “përkohësisht” ndërsa territori do të rindërtohet pas luftës. Që nga 25 janari, Trump ka sugjeruar vazhdimisht që palestinezët në Gaza duhet të pranohen nga vendet arabe të rajonit si Egjipti dhe Jordania, një ide e refuzuar nga shtetet arabe dhe nga palestinezët.

Sugjerimi i Trump i bëri jehonë frikës së hershme palestineze për t’u dëbuar përgjithmonë nga shtëpitë e tyre. Ofensiva ushtarake e izraelit në Gaza ka marrë më shumë se 47 mijë jetë njerëzish në Gaza në 16 muajt e fundit dhe ka provokuar akuza për gjenocid dhe krime lufte që izraeli i mohon. Sulmi bëri që të zhvendosej thuajse e gjithë popullata e gazës dhe ka shkaktuar në territor një krizë humanitare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights