Trupi
i pajetë i 33-vjeçarit Alfons Kola nga fshati Kallmet i Lezhës ka mbërritur në
atdhe, dhe pritet që të përcillet gjatë ditës së nesërme për në banesën e
fundit.



Ai
u vra më 31 Maj me thikë nga bashkëfshatari i tij Petrit Gega, një ngjarje kjo
e ndodhur jashtë një lokali në Calcinatello të Breshias.

Mësohet
se trupi i viktimës ka mbërritur ne Shqipëri dhe do të prehet të dielën e 11
qershorit në vendlindjen e tij Kallmet.

Gega
u ndalua nga karabinierët rreth një orë pas krimit. Autoritetet i trokitën në
derën e shtëpisë në Lonato, ku 52-vjeçari me profesion murator, jetonte me
bashkëshorten dhe fëmijët.

Ishin
kamerat e shumta të sigurisë në zonë që e identifikuan. Kamerat filmuan po
ashtu momentin e sherrit fillimisht me fjalë e më pas goditjen disa herë të
33-vjeçarit me një thikë kuzhine.

Alfons
Kola gjeti vdekjen disa orë më vonë në spitalin e Breshias ku u transportua me
helikopter në gjendje të rëndë. Kola dhe Gega ishin të dy nga fshati Kallmet i
Vogël i Lezhës, fqinj me njëri-tjetrin.

Pikërisht
njohja e tyre e hershme, bën që hetuesit italianë të mos përjashtojnë mundësinë
se krimi mund të ketë ardhur edhe për shkak të mërive të vjetra.

Megjithatë,
ende nuk ka një motiv për krimin e rëndë. Petrit Gega nuk ka folur ende për
këtë. Ai mësohet se ka kërkuar ekzorcist dhe ka pretenduar se dëgjon zëra.

Pak
ditë më parë, mbrojtësja ligjore e 52-vjeçarit tha se “bëhet fjalë për një
çështje delikate”, pa dhënë shpjegime të mëtejshme, duke shtuar edhe më shumë
misterin rreth kësaj vrasjeje.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights