Ka përfunduar marshimi i të rinjve të Forumit Rinor të Partisë Demokratike para Kryeministrisë, i mbajtur për Ditën Kombëtare të Rinisë. Në përfundim, ata kanë djegur tre manekinë që mbanin fotot e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliut, kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Velia.
Marshimi i të rinjve, së cilëve iu bashkua edhe kreu i PD-së, Sali Berisha, ka nisur fillimisht me disa fjalime të tyre te sheshi “Azem Hajdari” në Qytet Studenti dhe ka përfunduar te Kryeministria.