Një 49-vjeçar ka mbetur i vrarë në atentat pasditen e se premtes në zonën e Selitës në Tiranë.
Viktima, i identifikuar si Edmond Papa 49-vjeç, pronar i një lokali në Sarandë, u plagos disa herë me armë zjarri teksa po frekuentonte një bar-kafe me miqtë e tij në zonën e Selitës, nga një person ende i paidentifikuar.
Ai u dërgua në Spitalin e Traumës, por nuk arriti dot t’i shpëtonte plagëve të marra duke ndërruar jetë.
“Rreth orës 16.30, në rrugën “Fadil Bodinaku”, në lokalin në pronësi të shtetasit me iniciale V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin E. P., 49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit”– njoftoi policia.
Viktima ishte banues në Sarandë dhe pronar i hotelit ‘Blue Sky’. Lidhur me këtë fakt policia po heton nëse ka pasur konflikte së fundmi. Ndërsa një tjetër pistë është ajo e aktivitetit kriminal jashtë vendit për trafik droge.
Shefi i Komisariatit numër 2 në Tiranë, Edmond Pjetri në një prononcim për media është shprehur se policia është duke hetuar rrethanat e ngjarjes.
49-vjeçari Edmond Papa u qëllua me armë në një lokal dhe si pasojë e plagëve nuk arriti të mbijetojë dhe humbi jetën tek Trauma.
Gazetari Igli Çelmeta tha për BalkanWeb se viktima është vëzhguar nga autori dhe se në momentin kur është ulur në lokal është qëlluar me 9 plumba nga një person.
Ndërkohë autori dyshohet se është pritur nga një tjetër person dhe më pas janë larguar.
“Është pritur nga një person tjetër dhe më pas janë larguar. Dyshohet që 49-vjeçari Edmond Papaj ka pasur konflikte të mëparshme në fushën e narkotikëve për pazare droge. Ndërkohë Papaj ka qenë bë banesën e vëllait pasi ndodhej pranë në lokalin e vëllait që ndodhej rreth 50 m larg banesës. Dyshohet se është ndjekur nga autorët që kanë survejuar të gjitha lëvizjet dhe në momentin që është ulur në lokal është qëlluar me gati 9 plumba dhe më pas ka humbur jetën në spital. Viktima nuk jetonte në Tiranë, por vëllai dhe kohët e fundit kishte ardhur të banonte edhe 49-vjeçari. Banesa ishte e të vëllait që e kishte marrë me qira. Autori i krimit dyshohet se ka qenë një person që i është afruar 49-vjeçarit dhe e ka qëlluar me 9 plumba. Më pas ai dyshohet se është pritur nga një person tjetër dhe më pas janë larguar. Zona është monitoruar nga kamera sigurie