if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
 640 0 1726162768xgazment bardhi 1140x859 392

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka fituar gjyqin ndaj OSHEE. Bardhi u padit për shpifje nga OSHEE në lidhje me deklaratën që ai bëri vitin e kaluar se ata kanë manipuluar përqindje e humbjes se energjisë elektrike në rrjet.

Në një deklaratë për mediat avokati i tij, Marash Logu tha se u vërtetua se Gazment Bardhi nuk ka bërë asnjë shpifje. Ai shtoi se demokrati denoncoi abuzimin e shit-blerjes së energjisë.

“U vërtetua se Gazment Bardhi nuk ka bërë asnjë shpifje.Bardhi denoncoi abuzimin e shitblerjes së energjisë. Një abuzim  për shitblerjen e energjisë që ka kushtuar 180 mln euro…SPAK ashtu si edhe gjykata e posaçme konfirmuan se zoti Gazment Bardhi nuk ka kryer kallëzim të rremë, por ka përmbushur detyrën si deputet dhe kryetar i grupit parlamentar të PD.

SPAK konfirmoi se lidhur me denoncimin publik të Bardhit dhe kallëzimit, është regjistruar procedimi penal për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Në emër të zotit Bardhi kam një apel për zv.kryeministren Balluku. Hajde në SPAK dhe përballu me akuzat që të janë bërë, me vjedhjen 180 mln euro të parave të qytetarëve shqiptarë, trego ku kanë shkuar këto para“, tha avokati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights