Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, i cili u lirua me kusht tre ditë më parë është paraqitur mëngjesin e kësaj të premteje, 11 korrik te Shërbimi i Provës, i shoqëruar nga avokati Ledio Braho.
Kujtojmë se Salianji u lirua nga qelia më 8 Korrik, ku Gjykata e Fierit pranoi kërkesën e tij për liri me kusht, pasi kreu 9 muaj e gjysmë nga dënimi me burg 1 vit shtatorin e kaluar.
Salianji humbi mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, ku ishte zgjedhur në zgjedhjet e 2017-s dhe 2021-shit për 2 legjislatura.