Një 31-vjeçar shqiptar, është arrestuar nga autoritetet italiane pasi është kapur me 24 kg hashash.

Gjatë operacionit nga ekipi i Volant, në zonën midis Reggio-s dhe Brescia janë ndaluar dy persona, ku njëri prej tyre ka dorëzuar menjëherë 50 gramë hasha të paketuar.

Kështu, policia ka kryer kontrollin fizik në banesën e tij, duke zbuluar afërsisht 24 kg hashash dhe 8 gram marihuanë.

Vetëm dy ditë më parë, autoritetet vendase kanë raportuar për një tjetër sekuestrim ku autorë ishin tre të rinj të dyshuar, të cilët u arrestuan.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights