Mëngjesin e kësaj të shtune të 5 korrikut, u mbajt ceremonia mortore e Diogo Jotës dhe Andre Slivës, të cilët ndërruan jetë pas një aksidenti tragjik në Spanjë.
Në ceremoninë mortore në Gundomar, aty ku dy ish-futbollistët u rritën, morën pjesë shumë ish-bashkëlojtarë dhe futbollistë të njohur. Gruaja e Jotës, me të cilën ishte martuar më 22 qershor, ishte gjithashtu e pranishme.
Në ceremoni morën pjesë gjithashtu Bernardo Silva dhe Ruben Neves, si dhe Robertson, Fabinho, Cancelo dhe të tjerë. Atmosfera ishte e qetë dhe solemne. Ceremonia u zhvillua sipas kërkesave të familjes.