Një turist italian ka ndërruar jetë pas infektimit me linë e majmunëve. 

Bëhet fjalë për një 50 vjeçar, i cili vdiq të djelën,  sipas një njoftimi të ministrisë kubane të shëndetësisë.

Italiani ishte rasti i parë i infektuar me linë e majmunëve në Kubë.

“Gjendja e këtij pacienti u përkeqësua me shpejtësi dhe që nga 18 gushti ishte në gjendje kritike ndërsa ndërroi jetë mbrëmjen e së djelës”, thuhet në njoftimin e ministrisë së shëndetësisë.

Italiani kishte mbërritur në Kubë më 15 gusht dhe u shtrua në spital tre ditë më vonë, shtoi ministria.

Ministria përjashtoi, pas analizave, mundësinë që pacienti të kishte edhe patologji të tjera me origjinë infektive.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights