Një vajzë raportohet se është hedhur më herët ditën e sotme nga oborri i kishës së Laçit duke rënë nga lartësia e konsiderueshme.
Pavarësisht dëmtimeve vajza ka shpëtuar dhe momentalisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Sipas dyshimeve të para dyshohet se vajza vuan nga depresioni, ndërsa ende po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Kurbin
Me datë 17.12.2022, shtetasja Xh. M. 29 vjeçe, banuese në Elbasan, ka shkuar tek oborri i Kishës së ” Shna Ndout” në Laç, dhe dyshohet se është vetëhedhur nga një shkëmb duke rënë rreth 10m poshtë.
Për pasojë, 29 vjeçarja ka marrë dëmtime fizike dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Nga veprimet hetimore paraprake të kryera, rezulton se kjo shtetase vuan prej disa kohësh nga depresioni dhe merr trajtim mjekësor.

