642350575 1325311712969884 1462337025259311645 n 696x522

Në kanionet e lumit Osum në Skrapar po vijojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit të humbur, Ilir Kurtit.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se me përkushim maksimal, 20 efektivë të Regjimentit të Operacioneve Speciale dhe 50 efektivë nga Baza e Mbështetjes për Emergjencat Civile dhe Regjimenti i Këmbësorisë së Jugut po vijojnë pa ndërprerje kërkimet për gjetjen e shtetasit të humbur Ilir Kurti në ujërat e lumit Osum, pranë kanioneve në Skrapar në një angazhim të pandërprerë dhe të koordinuar me Policinë e Shtetit dhe MZSH.

Sipas ministrisë së Mbrojtjes, me ndihmën e pajisjeve të specializuara, kërkimet po kryhen në të dy brigjet e lumit, nga kanionet deri në urën e Çorovodës.

Medite raportojnë se 42-vjeçari dyshohet se është vetëhedhur në lumë në vendin e quajtur “Ura e Blezënkës”, ndërsa operacioni për kërkimin e tij vijon që nga mëngjesi i së shtunës.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights