Një 38-vjeçar humbi jetën në mënyrë tragjike në Shkodër. Ai u gjet i mbytur në liqenin e Grizhës ku ishte futur për t’u larë mbrëmjen e 2 Qershorit.
Policia mori njoftim dhe gjetën trupin e pajetë të të riut pas mesnatës.
“Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka humbur jetën pasi ka pësuar arrest kardiak, ndërkohë që lahej në liqen”, njoftoi policia.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e shkakut të ngjarjes.