Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Durim Bamin, i cili u ekstradua të enjten nga Dubai për në Shqipëri.
Vetë Durim Bami nuk është paraqitur në seancë, por ka zgjedhur të përfaqësohet nga avokati i i tij mbrojtës Ilir Murati. Ky i fundit i ka kërkuar gjykatës një masë më të lehtë si ajo e arrestit në shtëpi, por togat e zeza rrëzuan kërkesën.
Kërkesa do të shqyrtohet nga Burgjet në bashkëpunim me prokuroirin e SPAK, për transferimin e tij në një burg tjetër.
Durim Bami u ekstradua nga Dubai në datë 26 shkurt 2026, pasi akuzohej nga SPAK si drejtues i një grupi kriminal. SPAK thotë se komunikimet në aplikacionin Sky e ekspozuan Bamin në drejtimin e një grupi kriminal, i cili gjatë viteve 2020–2021 siguroi kushtet dhe thuri plane për ekzekutimin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, Erigers Mihasit dhe Tori Xheçukës.
Pasi u burgos në burgun 313 në kryeqytet, Bami pretendon se në këtë institucion të vuajtjes së dënimit i rrezikohet jeta. Ai bëri kërkesë me anë të avokatëve të tij që të transferohet në burgun e Fushë Krujës, duke u shprehur se atje nuk ka rrezik për jetën e tij.
