Një punonjës i Bashkisë së Fushë Arrëzit ra në prangat e policisë së Shkodrës. Në pranga u vu një 61‑vjeçar dhe sipas policisë, arrestimi i tij erdhi pas denoncimit të bërë po nga një punonjës i kësaj bashkie.
Sipas denoncuesit, 61‑vjeçari fyente dhe përndiqte në rrjetet sociale atë dhe familjarët e tij, në mënyrë të përsëritur. Policia thotë, po ashtu, se 61‑vjeçari dyshohet se ka shpërdoruar detyrën dhe ka falsifikuar dokumente zyrtare.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë Arrëz arrestuan shtetasin P. L., 61 vjeç, banues në Fushë Arrëz, punonjës i Bashkisë së Fushë Arrëzit, pasi ka kallëzuar shtetasi A. D., 38 vjeç, punonjës i Bashkisë së Fushë Arrëzit, se 61‑vjeçari, në mënyrë të përsëritur, ka fyer dhe ka përndjekur në rrjetet sociale 38‑vjeçarin dhe familjarët e tij, si dhe ka shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumente zyrtare. Vijojnë hetimet mbi këtë kallëzim”, thotë policia e Shkodrës në një njoftim për mediat.