Rihannaasap rocky

Rihanna dhe A$AP Rocky kanë dalë për herë të parë në tapetin e kuq që pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre, Rocky Irish Mayers, në shtator.

Këngëtarja dhe reperi, të cilët njihen për stilin e tyre të veçantë, morën pjesë në CFDA Fashion Awards. Ajo zgjodhi një veshje nga Alaïa, për të cilën tha se është: “Pa kohë, chic, pa mundim dhe drejt e nga post-partumi.”

Rihanna ka marrë të njëjtin çmim në vitin 2014 ku shkoi e veshur me një fustan të ndritshëm e të tejdukshëm, mbuluar me kristale Swarovski, i cili mbetet edhe sot një ndër më të famshmit.

Rocky u vesh kokë e këmbë me Chanel. Së fundmi, ai ka xhiruar një reklamë me Margaret Qualley për shtëpinë e modës dhe videot kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Ai mori çmimin Style Icon Award 2025 për ndikimin në industri duke thyer kufijtë, përfshirë punën e tij me agjencinë AWGE dhe emërimin si drejtori i parë kreativ i Ray-Ban.

Me shumë humor dhe çmimin në dorë, Rocky tha për Vogue: “Sot mund të vijë bebi nr. 4”, duke shtuar me të qeshur se ishte thjesht një shaka. Çifti ka edhe dy djem, RZA dhe Riot.

CFDA Fashion Awards u prezantua nga Teyana Taylor duke bërë bashkë stilistë, të famshëm dhe ikona të industrisë për të nxjerrë në pah krijimtarinë dhe risinë në modën bashkëkohore.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights