640 0 1741258908xjet 876

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg këtë të enjte Jetmir Llanajn, 46 vjeçarin i cili akuzohet si pjesë e një grupi prej 5 personash që vendoste gjoba tek biznesi.

Llanaj u arrestua më 3 mars të këtij viti, teksa ishte shpallur në kërkim për gjobvënie ndaj bizneseve. Sipas policisë, 46-vjeçari përdorte 2 të mitur dhe 2 persona të tjerë qe i dërgonte tek bizneset duke përcjellë mesazhet e tij te kërcënimeve për përfitim pasuror të padrejtë.

Llanaj ka qenë i dënuar më parë për vrasje, pasi mori hak për vrasjen e djalit të tij 9-vjeçar, Indrit Llani. Jetmir Llani u dënua me 25 vite burgim nga shkalla e parë, por Apeli e uli, ndërsa mësohet se prej disa muajsh ka kryer dënimin dhe ndodhej në liri.

Dënimi për vrasjen

Përplasja e ndodhur në verën e vitit 2012 ndërmjet familjeve Shkreta dhe Llani, coi në vrasjen e Indrit Llanit dhe në nisjen e hasmësisë mes dy fiseve. Jetmir Llani humbi djalin e tij të vogël, Indritin, ndërsa i vëllai u plagos kur mesditën e 5 qershorit djaloshi së bashku me të vëllanë, kushërirën, nënën e tij dhe xhaxhanë po udhëtonin me makinë.

Vëllezërit Altin dhe Vladimir Shkreta akuzoheshin se i kishin dalë para makinës dhe kishin qëlluar me breshëri automatiku. Pak ditë më vonë policia arrestoi autorët, ndërsa më 19 korrik 2012 plumbat i morën jetën Mark Shkretës, 71 vjeç babait të vëllezërve Altin dhe Vladimir.

Vrasja u shënua në rrugën Hoxha Tahsim në Tiranë dhe policia akuzoi Jetmir Llanin si autorin e dyshuar. Jetmir Llani dhe vëllai i tij Muharrem Llani u dënuan me nga 25 vite burg. Jetmir Llani ka qenë i dyshuar edhe për atentatin në fshatin Shpërdhet të Fushë Mamurrasit, ndaj Gentian dhe Emanuel Shkretës, djemve të 71-vjeçarit të ekzekutuar, Mark Shkreta. Ngjarja ndodhi në nëntor 2012, ndërsa humbi jetën Gentian Shkreta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights