Kandidati i
‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Himarës është lënë ditën e sotme në ‘arrest me
burg’ nga gjykata e Vlorës. Pas disa orësh seancë, prokurori i çështjes ka
paraqitur ato që i cilëson prova që vërtetojnë sipas tij akuzën e blerjes së
votave, togat e zeza vendosën që të linin në burg Belerin. Dosja e tij do t’i
kalojë për gjykim Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, SPAK-ut.
Ai ka
mbërritur në gjykatën e vlorës nën masat e policisë ndërsa akuzohet për shkelje
të kodit zgjedhor, pasi dyshohet se do të ofronte para në këmbim të votave.
Një prej
agjentëve të policisë i infiltruar ka bisduar me stafin e tij për të marrë 40
mijë lekë në këmbim të tetë votave në himarë.
Pikërisht 15 minuta pas mesatës së të enjtes ai u ndalua në ambientet e
restorantit të tij ndërsa urdhëri iu dha në komisariatin e Vlorës.
Avokati i
Belerit tha se gjykata nuk kishte prova dhe se kur u arrestua Fredi Beleri në
flagrancë nuk iu gjet asgjë
Kreu i
PBDNJ-së Vangjel Dule hodhi akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama, për të
cilin tha se është ai që e ka motivuar dhe ekzekutuar procesin kundër Fredi
Belerit
Nga ana
tjetër ndalimi ka sjellë dhe reagimin e Greqisë që ka kërkuar lirimin ose prova
të forta që e implikojnë kandidatin e Himarës në këtë çështje.
Në seancë
morri pjesë edhe ambasadorja e Greqisë. Sa i përket të ndaluarit tjetër Pano
Kokoveshin seanca nuk u zhvillua në Vlorë pasi ai shfaqi probleme shëndetësore
që ditën e ndalimit. Masa iu komunikua në QSUT ku ai është vendosur nën
kujdesin e mjekëve. Dosja ndaj tyre
tashmë do të kalojë në SPAK.
Nëse në
përfundim do të gjenden fajtorë masa e dënimit shkon nga një deri në 5 vite.