GJKKO ka caktuar sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për Fredi Belerin, kandidatin fitues të Bashkë Fitojmë për Bashkinë Himarë.
Beleri u arrestua nën akuzën e korrupsionit zgjedhor dy ditë para zgjedhjeve.
“Arrest me burg” u la dhe për Pandeli Kokaveshin i cili ndodhet në spital pas një transplanti.
Ministri i Jashtëm Nikos Dendias këtë të hënë gjatë një takimi me Ministren e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka deklaroi se çështja e Belerit u dikskutua gjithashtu gjatë takimit.
Kryeministri Edi Rama është shprehur se për arrestimin e Belerit do të flasë pas përfundimit të zgjedhjeve në Greqi.
Kryeministri Edi Rama është shprehur se për arrestimin e Belerit do të flasë pas përfundimit të zgjedhjeve në Greqi.
Pas seancës, avokati i Fredi Belerit foli për mediat teksa deklaroi se prisnin që të ndryshohej masa e sigurisë të paktën për Kokaveshin i cili është në gjendje të rëndë në siptal.
Beleri akuzohet për korrupsion aktiv në procesin zgjedhor.
Beleri akuzohet për korrupsion aktiv në procesin zgjedhor.
Sipas dosjes hetimore, ai paguante nga 5 mijë deri në 20 mijë lekë, ose nga 50 deri në 200 euro në këmbim të votës.
Ndërsa të infiltruarit të prokurorisë, që kishte rolin e ndërmjetësit mes Belerit dhe qytetarëve, iu premtua një shumë prej 300 eurosh.
Vetë qytetarëve të Himarës, Beleri u kishte premtuar gjithashtu edhe pensione dhe nënshtetësinë greke.
https://www.facebook.com/blueledED/

