if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }

 Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij grek, Nikolaos Panagiotopoulos, ka bërë të ditur se Turqia ka shprehur dëshirën e saj për t’i bërë Egjeun dhe Mesdheun dete të miqësisë dhe solidaritetit.

Akar dhe Panagiotopoulos vizituan provincën jugore Hatay, e cila u godit nga tërmeti i 6 shkurtit.

Pasi vizituan rajonin, ministri turk tha se vendi i tij po përpiqet të ketë marrëdhënie të mira me fqinjin e saj Greqinë.

Akar tha se ka disa probleme midis dy vendeve, duke theksuar se ”si dy vende të civilizuara, Turqia dhe Greqia mund t’i trajtojnë këto probleme në përputhje me frymën e aleancave, nëpërmjet një mënyre paqësore, respektit të ndërsjellë dhe dialogut”.

Ai shtoi se besojnë se kjo do të ishte me dobi reciproke.

Ai po ashtu tha se problemet dhe miqësia e dy vendeve janë shumëdimensionale.

”Është dëshira jonë e sinqertë që Egjeu dhe Mesdheu të bëhen tani dete të miqësisë, me shfaqjen e bashkëpunimit të përhershëm. Kështu, pika kryesore, dëshira jonë është që njerëzit që jetojnë në Turqi dhe Greqi të jetojnë në rehati, siguri dhe prosperitet”, tha Akar.

Ministri turk falënderoi homologun e tij grek dhe vendin e tij për solidaritetin dhe interesimin e treguar pas tërmeteve.

Panagiotopoulos, nga ana e tij, shprehu vullnetin për të vendosur stabilitet në marrëdhëniet dypalëshe dhe tha se tragjeditë si tërmetet tregojnë se sa të vogla janë problemet ekzistuese midis Greqisë dhe Turqisë.

”Kur vëzhgohen nga një këndvështrim tjetër, ne shohim se këto tragjedi dhe fatkeqësi në fakt veprojnë si një katalizator në drejtim të uljes së tensioneve

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights