if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Turqi termeti 1024x540

Këto janë pasojat e një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter, që goditi perëndimin e Turqisë, mbrëmjen e të dielës.

Autoritetet turke thanë se një 82-vjeçare humbi jetën dhe 29 të tjerë u plagosën nga shembja apo dëmtimi i disa ndërtesave në zonat e banuara përreth Balikesirit.

E moshuara humbi jetën gjatë rrugës për në spital, vetëm pak minuta pasi ekipet e emergjencës e nxorrën nga rrënojat. Epiqendra e lëkundjeve ishte pranë këtij qyteti që ndodhet rreth 180 kilometra në veri të Izmirit.

Banorët e Balikesirit u dyndën rrugëve kur ndjenë lëkundjet, në përpjekje për të shpëtuar në rast të shembjes së ndërtesave.

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, pasi shprehu ngushëllimet në rrjetin X, tha se do të nisin menjëherë rindërtimet dhe riparimet e ndërtesave të dëmtuara. Turqia shquhet për cilësinë e dobët të ndërtimeve në shumë zona të vendit, që u bënë shkak që në shkurt 2023, lëkundjet e magnitudës 7.8 t’i merrnin jetën mbi 50 mijë njerëzve dhe të shkatërronin zona të tëra të banuara në juglindje të vendit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights