Nga rrënojat e një pallati, në qendër të rajonit Antakya, në qytetin Hatay, janë shpëtuar 296 orë pas tërmetit tre persona, njëri prej tyre fëmijë.
Ekipet kryen punime të kërkim-shpëtimit në rrënojat e një ndërtese të shembur në rrugën ”Turkmenbasi”, në lagjen ”General Sukru Kanatli”.
Në punimet intensive të kryera nga ekipet e kërkim-shpëtimit, në mesin e të cilëve morën pjesë edhe kirgizë, u identifikuan të gjallë tre persona.
Ekipet u intensifikuan në zonën e identifikuar në rrënoja dhe 296 orë pas tërmetit shpëtuan një grua, një burrë dhe një fëmijë, identitetet e të cilëve nuk janë përcaktuar ende.
Të lënduarit u dërguan në spital me ambulanca.
Numri i viktimave në Turqi po i afrohet shifrës 40 000.