Deputetë të opozitës, kanë mbajtur sot në Kukës tryezën e tretë të përbashkët me nismë të Gazment Bardhit dhe prani të ish-kryeministrit Sali Berisha. 

Jorida Tabaku, Dash Shehi, Agron Shehaj, Helidon Bushati, Ina Zhupa, Luan Baçi, Zheni Gjergji,  Vangjel Dule,  Agron Gjekmarkaj, ishin deputetët që e ndoqën online mbledhjen e sotme.

Pas përfundimit të mbledhjes, Berisha deklaroi për gazetarët se takimi i sotëm me grupin e Bardhit, ishte shumë i frytshëm dhe gjithashtu i bëri thirrje kuksianëve që të marrin pjesë ditën e dielë në zgjedhje, në mënyrë që me votën e tyre të ndryshojnë sistemin. Deputeti Gazment Bardhi u shpreh se në mbledhjen e sotme kanë kërkuar që të ringrejnë komisionin për Reformën Zgjedhore. 

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi teksa foli për mediat pas mbledhjes në Kukës, u pyet nëse do të ishte dakord që në listën e emrave të miratuar nga grupi parlamentar të kishte deputetë që i përkasin grupimit pro-Basha.

“Emrat që ka miratuar grupi parlamentar i Partisë Demokratike pasi ka mbledhur propozimet në mbledhje. Nëse kam apeluar në mënyrë të vijueshme që secili koleg do të duhet të reflektojë për t’u bashkuar, për të unifikuar agjendën parlamentare, një nga çështjet është edhe kjo. Askujt nuk mund t’i caktohet një detyrë nga grupi parlamentar nëse nuk shpreh përpara grupit marrjen përsipër të kësaj përgjegjësie,” – u shpreh Bardhi.

Ai tha se cilido prej kolegëve që do të bëhet pjesë e këtij përfaqësimi apo marrjes përsipër të kësaj përgjegjësie është i lutur ta paraqesë kërkesën në grup dhe nuk ka asnjë diskriminim në këtë pjesë

Bardhi u shpreh se duhet të jetë një proces transparent dhe kërkesa e tij ndaj kryetares së Kuvendin për zgjedhjen e Avokatit, ka ardhur pas një shqetësimi të ngritur nga SHBA dhe BE.

“Ajo që kam kërkuar unë për Avokatin e Popullit e popullin merr shkas nga një shqetësim që ka ardhur nga përfaqësues të SHBA dhe BE, të cilët kanë kërkuar në dijeninë time edhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, që të çojnë para procesin e  zgjedhjes se avokatin e popullit.  Avokati ka disa detyra te rëndësishme në kuadër të zbatimit te reformës në drejtësi, dhe për këtë arsye përfaqësuesit e SHBA dhe BE, kanë shprehur shqetësimin. Në kuadër të këtij shqetësimi kam vënë në lëvizje këtë proces. Jam përgjigjur një shqetësimi që na ka ardhur nga aleatët strategjik. Kam propozuar që ky proces të mos jetë një 17 maj tjetër, ku avokati zgjidhet duket ngrën pica në një zyrë të Kuvendit, por një proces transparent. Nuk kam kërkuar të ulëm me Çuçin, por nga Kryetarja e Kuvendit, në cilësinë e saj si kreu i Parlamentit të ndërtoj një proces transparent mes palëve.Procese zgjedhore të institucioneve kushtetuese duke ngrënë pica e dukë pirë cigare me Edi Ramën janë të pa papranueshëm për grupin parlamentar të opozitës”, tha ai.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights