Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, reagoi në rrjetin social “Truth” pas vrasjes së dy punonjësve të ambasadës së Izraelit në Washington.
Trump shkroi se vrasjet bazohen qartazi mbi antisemitizmin dhe duhet të ndalen. Ai theksoi se urrejtja dhe radikalizimi nuk kanë vend në SHBA.
“Këto vrasje të tmerrshme në Washington D.C, që qartazi bazohen mbi antisemitizmin, duhet të ndalen menjëherë! Urrejtja dhe radikalizimi nuk kanë vend në SHBA. Ngushëllime familjeve të viktimave. E trishtueshme që gjëra të tilla mund të ndodhin”, shkroi Trump.
Kujtojmë se dy persona u qëlluan me armë zjarri në Washington D.C pas një eventi në një muze hebraik. Ata ishin punonjës të ambasadës së Izraelit atje. Autori i dyshuar është arrestuar dhe pasi u vu në pranga thërriti: Liri, liri për Palestinën.