Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka bërë thirrje Kanadasë se do të duhet të paguajë 61 miliardë Dollarë për t’u bërë pjesë e sistemit të tij të propozuar të mbrojtjes “Gold Dome”, ose do të bëhen shteti i 51-të i SHBA-së.
Në një postim në TruthSocial, Trump pretendoi se Kanadaja “dëshiron shumë të jetë pjesë e Sistemit tonë të mrekullueshëm të Kupolës së Artë” dhe do të fitonte akses falas nëse bashkohej me SHBA-në.
“Pjesëmarrja në sistemin e propozuar të mbrojtjes do t’i kushtonte Kanadasë “ZERO DOLLARË nëse ata bëhen shteti ynë i 51-të “, tha Trump, duke shtuar se “ata po e shqyrtojnë ofertën!”
Komenti i Trump erdhi vetëm pasi parlamenti i Kanadasë priti Mbretin Charles III të Mbretërisë së Bashkuar në të cilin monarku theksoi sovranitetin e Kanadasë në kohë “të rrezikshme dhe të pasigurta”, dhe mes thirrjeve të presidentit amerikan që vendi të bëhet pjesë e SHBA-së.
Kryeministri kanadez Mark Carney ka deklaruar se shpreson që Kanadaja do t’i bashkohet iniciativës ReArm Europe deri më 1 Korrik, në një përpjekje për të zvogëluar varësinë nga SHBA-ja për armë.
Në total, Trump ka pohuar se sistemi Golden Dome do të kushtojë rreth 175 miliardë Dollarë dhe do të përfundojë deri në fund të mandatit të tij aktual në vitin 2029, megjithëse ekspertët e industrisë së mbrojtjes kanë vënë në pikëpyetje fizibilitetin e këtij afati kohor dhe buxhetit.
Trump shpreson të sigurojë një financim fillestar prej 25 miliardë Dollarësh për sistemin i cili do të shkojë për votim në Senat. Projektligji rrit shpenzimet për ushtrinë dhe kontrollin kufitar, ndërkohë që shkurton fondet për programet sociale, duke përfshirë Medicaid dhe ndihmën ushqimore që ndihmuan dhjetëra miliona amerikanë me të ardhura të ulëta.
Kupola e Artë është modeluar sipas Kupolës së Hekurt të Izraelit duke përfshirë 500 milionë dollarë në vit për mirëmbajtjen e saj. Është e paqartë se si Trump do ta zgjeronte Kupolën e Hekurt për të mbuluar të gjithë SHBA-në. Kina, Koreja e Veriut dhe Rusia e kanë kritikuar të gjitha planin e Trump për të vendosur armë në hapësirë, pasi kjo mund të minojnë themelet e “stabilitetit strategjik” dhe tëe ndezë një luftë të re.